Trendy

Nëna nga Çegrani gënjeu se vajza e saj ishte rrëmbyer

Para 2 orë

Më 20.06.2026 në orën 19:00 në DPB Gostivar, është paraqitur vetë një vajzë 15-vjeçare nga fshati Çegran, për të cilën më 19.06.2026 nëna e saj kishte raportuar se dyshohej se ishte rrëmbyer.

Zyrtarët policorë, në prani të psikologut dhe përfaqësuesve nga Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Gostivar, kanë zhvilluar një bisedë zyrtare me të miturën, gjatë së cilës ajo ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj me partnerin e saj, me çka është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj nënës do të vijojë kallëzimi përkatës për raportim të rremë të veprës penale.

Trending