Sot nënkryetari i BDI-së Bajram Rexhepi, ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni – Denion Meidanin me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Sot takova ambasadorin e Shqipërisë z. Denion Meidani. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, dhe kontributin që ne mund të japim për zhvillimin dhe avancimin e këtyre marrëdhënieve.
Shteti shqiptar ka qenë dhe do të mbetet një përkrahës i përkushtuar i vëndit tonë dhe një garantues i avancimit të statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Rexhepi. /tetova1/










