Disa vendbanime në rajonin e Tetovës nesër, më 10 shkurt 2026, do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektro-distributiv, njoftojnë nga Elektrodistribucioni i Maqedonisë, përcjell tetova1
Sipas paralajmërimit, pa energji do të mbeten pjesë të fshatrave Sellacë e Epërme, Urviç, Pirok dhe Zhelinë. Në Sellarcë të Epërme, ndërprerja është planifikuar nga ora 09:00 deri në 14:00 dhe do të përfshijë disa lokacione, përfshirë trafostacionet “Mevaip Jakupi”, “Cile Bau”, si dhe pjesë të fshatit drejt shkollës.
Në Urviç, një pjesë e banorëve do të mbetet pa energji nga ora 09:20 deri në 14:00, ndërsa në Pirok ndërprerja është e parashikuar nga ora 11:00 deri në 12:00 dhe do të prekë objektet pranë trafostacionit “Zedi Pirok”.
Pjesa më e madhe e fshatit Zhelinë do të mbetet pa energji nga ora 11:00 deri në 15:00, duke përfshirë objektet pranë trafostacioneve private “Hilding”, “Goni Magazin”, “Mlin Zhelinë”, si dhe zonën nga qendra e fshatit dhe guroren “Magal Kifer”.
Nga Elektrodistribucioni bëjnë apel që qytetarët të planifikojnë në kohë aktivitetet e tyre dhe theksojnë se ndërprerjet janë të domosdoshme për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike./tetova1.mk





