Opens in a new tab
Trendy

Nesër disa pjesë të Tetovës dhe disa fshatra të Bogovinës mbeten pa rrymë

Para 56 minuta

Disa pjesë të Tetovës, si dhe zona të fshatrave Pallçisht i Poshtëm dhe Kamjan, nesër, më 15 tetor, do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizim, përcjell tetova1

Nga ora 08:40 deri në 14:15, pa rrymë do të jenë objektet te kopshti i vjetër i fëmijëve, një pjesë e lagjes Cetinska, pranë rrugës “M. Rajçeviq”, objektet prapa televizionit “Kiss”, si dhe objektet pranë stadiumit të vjetër në Tetovë.

Ndërkaq, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në një pjesë të fshatit Pallçisht i Poshtëm, konkretisht te objektet prapa pikës së karburantit “Hit Oil”.

Në të njëjtin interval kohor, pa rrymë do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Kamjan, përkatësisht objektet në dalje të fshatit, në drejtim të autostradës.

Gjithashtu, nga ora 10:00 deri në 11:30, pa energji elektrike do të jetë objekti i “Ramstore” në qendrën tregtare “Palma Mall” në Tetovë./tetova1.mk

Trending