Trendy

Nesër disa pjesë të Tetovës dhe rrethinës pa energji elektrike

Para 2 orë

Për shkak të punimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrodistributiv, nesër (05.03.2026) disa pjesë të Tetovës dhe disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike në intervale të caktuara kohor, përcjell tetova1

Sipas njoftimit, nga ora 08:30 deri në 12:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e qytetit të Tetovës, konkretisht objektet në segmentin nga Teqja drejt Reçicës Vogël, si dhe një pjesë e Reçicës Vogël, përkatësisht objektet pranë tregut të kafshëve.

Nga ora 09:00 deri në 14:00 ndërprerje do të ketë në rrugën “Shtipska” në Tetovë, ndërsa nga ora 09:00 deri në 14:30 pa energji elektrike do të jenë objektet në lagjen Dërbëboj, pranë marketit “Kiper”, në rrugën që çon drejt fshatit Falishe.

Në periudhën nga ora 09:30 deri në 14:00 pa rrymë do të mbetet një pjesë e fshatit Preljubishtë, ndërsa nga ora 10:00 deri në 12:00 ndërprerje është paralajmëruar në Xhepçishtë, nga qendra drejt të ashtuquajturës “Çarshia e Epërme”, si dhe në Poroj.

Autoritetet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve që me kohë t’i përshtatin aktivitetet e tyre sipas orareve të paralajmëruara./tetova1.mk

Trending