Trendy

Nesër fillojnë punimet në rrugën kryesore të Xhepçishtit – banorët të largojnë veturat

Para 6 muaj

Komuna e Tetovës njofton të gjithë banorët e fshatit Xhepçisht se nesër do të fillojnë punimet për rregullimin e rrugës kryesore në hyrje të fshatit.

Për këtë arsye, u bëhet thirrje qytetarëve që t’i largojnë veturat nga kjo rrugë për të mundësuar zhvillimin pa pengesa të punimeve.

Po ashtu, Komuna apelon që banorët të shfrytëzojnë rrugët alternative gjatë ditës së nesërme, me qëllim që procesi i punës të vijojë normalisht dhe pa vonesa.

Komuna e Tetovës kërkon mirëkuptimin e banorëve të Xhepçishtit dhe falënderon për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor.

Trending