Trendy

Nesër luhet Cetinska-Jehona, derbi për kreun e renditjes në Ligën Komunale të Tetovës

Para 2 orë

Paralel me kampionatet më të forta evropiane, futbolli si sport global sjell emocione nga më të ndryshmet edhe në nivelet inferiore. Mes tjerash, të dielën shumë vëmendje për hapsirat që përfaqësojnë sjell Liga Komunale e Tetovës.

Në orën 13:30 në terrenin me bar sintetik te Qendra Sportive në Tetovë, lideri Cetinska pret ekipin e vendit të dytë, KF Jehona nga fshati Përshefcë.

Dy ekipet barazuan 4:4 në ndeshjen e parë në vjeshtë dhe të cilat në rradhët e veta kanë emra të njohur, si Ismet Ceka (profesionist në futsall) i Cetinskës apo Izair Emini (ish-lojtar i Shkëndijës, Renovës,….) i Jehonës.

Pas 14 xhirove, Cetinska është e para me 38 pikë, 4 më shumë se Jehona e vendit të dytë.

Ndërkohë në orën 10:30 të mëngjesit në fshatin Zhelinë duel interesant pritet të zhvillojnë ekipet fqinje, Liria (Zhelinë) dhe Pallatica. /Sportmania/

Trending