Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i shoqëruar me reshje lokale dhe të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior, e cila në disa zona perëndimore mund të kalojë shpejtësinë mbi 50 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 13 deri në 20 gradë Celsius, përcjell tetova1
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell dhe kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës herë pas here e përforcuar nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 19 gradë.
Moti në ditët në vijim
Të dielën pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, me mundësi për reshje të dobëta shiu në pjesët jugperëndimore. Nga e hëna pritet stabilizim i motit dhe rritje graduale e temperaturave ditore. Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga veriu, ndërsa nga e marta era do të ndryshojë drejtim, duke fryrë e dobët deri mesatare nga jugu./tetova1.mk










