Trendy

Nesër ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Tetovës

Para 2 javë

Disa fshatra të rajonit të Tetovës do të mbeten nesër (19 shkurt 2026) pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara, njoftojnë shërbimet kompetente, përcjell tetova1

Ndërprerjet do të realizohen në termine të ndryshme gjatë ditës, varësisht nga lokacioni.

Nga ora 09:00 deri në 14:00 pa rrymë do të jenë pjesë të Vratnicës (përfshirë lokalitetin që thiret Çestodubje), Bëllo Vishte, si dhe pjesë të Bogovinës – objektet e vendosura në rrugën drejt fshatit Sellcë e Keçe. Në të njëjtin interval kohor, nga 09:00 deri në 14:00, ndërprerje është paralajmëruar edhe në pjesë të Brvenicës (në hyrje të vendbanimit), si dhe në një pjesë të fshatit Kamjan.

Nga ora 09:00 deri në 14:30 ndërprerje do të ketë në Bogovinë dhe Kamenjan, ndërsa nga 09:15 deri në 11:45 pa energji elektrike do të jenë pjesë të fshatrave Çellopek, Brvenicë dhe Miletin. Në Çellopek ndërprerja përfshin objektet në rrugën për Radiovcë dhe ato para hyrjes në fshat, ndërsa në Brvenicë do të përfshihen objektet në hyrje dhe dalje të fshatit.

Në periudhën nga 09:30 deri në 11:00 pa rrymë do të jetë edhe Jazhincë, konkretisht objektet e vendosura përgjatë rrugës rajonale.

Autoritetet apelojnë që banorët t’i përshtatin me kohë obligimet e tyre dhe të marrin masa për mbrojtjen e pajisjeve elektrike gjatë ndërprerjeve. Nëse punimet përfundojnë para afatit të paraparë, furnizimi me energji elektrike mund të rikthehet edhe më herët./tetova1.mk

Trending