Trendy

Nesër në Tetovë, dy Shkëndijat përballë njëra tjetrës për një vend në finale!

Para 19 minuta

E mërkura do të sjellë ndeshjet e para të gjysmëfinales në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë raund, vëmendja kryesore do të jetë në duelin mes dy Shkëndijave, asaj të Tetovës dhe Haraçinës. Takimi i parë do të zhvillohet në Tetovë, ku kuqezinjtë e Jeton Beqirit do të synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e terrenit për të siguruar një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit. Të dyja ekipet shqiptare pritet të japin maksimumin në fushë, me synimin e qartë për të bërë një hap të madh drejt finales së madhe të këtij kompeticioni. Ndeshja ndërmjet dy Shkëndijave do të luhet në stadiumin e qytetit të Tetovës, duke nisur nga ora 14:00. Ndërkohë, sfida e kthimit, e cila do të përcaktojë ekipin finalist, është planifikuar të zhvillohet më 6 maj.

Gjyqtari i kësaj ndeshje do të jetë Benjamin Qerimi nga Shkupi, ndërsa ndihmës do të jetë Goce Petreski dhe Vjollca Izeiri. Referi i katërt është Marjan Dejanoski.

Në gjysmëfinale të Kupës do të përballet edhe Ohri me Sileksin. Kjo ndeshe do të fillojë prej orës 12:00.

Trending