Trendy

Nesër një pjesë e Tetovës do të mbetet pa energji elektrike

Para 2 muaj

Një pjesë e Tetovës nesër, më 20 janar 2026, do të mbetet pa energji elektrike për shkak të një ndërprerjeje të planifikuar në rrjetin distributiv, përcjell tetova1


Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:00 dhe do të përfshijë objektet që ndodhen në rrugën „Jashtë Vardarit“, pas fabrikës „Teteks“.

Gjithashtu, një ndërprerje e planifikuar do të ketë edhe në vendbanimin Palatica, ku një pjesë e fshatit dhe objektet rreth xhamisë në hyrje të fshatit Trebosh do të mbeten pa rrymë në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:30./tetova1.mk

Trending