Banorët e Tetovës dhe disa vendbanimeve përreth do të përballen nesër (17 prill 2026) me ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike, bëjnë të ditur shërbimet kompetente, përcjell tetova1
Sipas njoftimit, ndërprerja në qytetin e Tetovës do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:00, ku pa energji do të mbeten disa pjesë të qytetit, veçanërisht objektet pranë kullës së Popllavenit.
Në të njëjtën periudhë kohore, nga ora 09:00 deri në 14:30, pa rrymë do të jetë edhe fshati Bogovinë, konkretisht objektet pranë xhamisë në qendër të fshatit.
Gjithashtu, ndërprerje e planifikuar nga ora 09:00 deri në 14:30 është paralajmëruar edhe për fshatin Reçicë e Madhe, ku pa energji do të mbeten disa zona në dalje të vendbanimit drejt fshatit Kallnik.
Nga autoritetet u bëhet thirrje qytetarëve që të planifikojnë paraprakisht obligimet e tyre dhe të marrin masa për mbrojtjen e pajisjeve elektrike gjatë kohës së ndërprerjes./tetova1.mk/










