Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër (10 qershor) pa energji elektrike do të mbeten disa vendbanime dhe pjesë të Tetovës dhe komunave përreth, përcjell tetova1
Sipas orarit të publikuar, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë në këto lokacione:
- Tetovë – një pjesë e qytetit, objektet në rrugën “29 Nëntori”, pas Repartit të Syve, nga ora 10:00 deri në 13:00;
- Zhelinë – një pjesë e fshatit, objektet pranë kapaciteteve industriale në dalje të fshatit drejt Grupçinit, nga ora 09:00 deri në 14:00;
- Jegunovc – objektet pranë “Nelina Kafe” dhe “Suni Park”, nga ora 09:00 deri në 15:00;
- Përshefcë – një pjesë e fshatit, nga ora 09:00 deri në 14:00;
- Novo Sellë (Komuna e Zhelinës) – një pjesë e vendbanimit, nga ora 09:00 deri në 14:00;
- Uzormishtë – një pjesë e fshatit, nga ora 09:30 deri në 14:00;
- Çiflik – një pjesë e fshatit, nga ora 09:30 deri në 14:00.
Nga institucionet kompetente apelohet që qytetarët t’i planifikojnë me kohë aktivitetet e tyre dhe të ndërmarrin masa për mbrojtjen e pajisjeve elektrike gjatë kohës së ndërprerjeve.
Nëse punimet përfundojnë më herët se sa është paraparë, furnizimi me energji elektrike do të rikthehet edhe para afatit të paralajmëruar./tetova1.mk










