Trendy

Nesër pa energji elektrike: Lagjja Drenovec – Tetovë dhe dy fshatra të Zhelinës

Para 1 javë

Pjesë të Tetovës dhe dy fshatra të Tetovës nesër, më 27.01.2026, do të mbeten pa energji elektrike për shkak të aktiviteteve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, përcjell tetova1

Në fshatin Kapizhdoll, pa rrymë do të mbeten objektet e vendosura në zonën qendrore të fshatit, në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:30.

I njëjti interval kohor, nga ora 09:00 deri në 14:30, është paraparë edhe për ndërprerjen e energjisë elektrike në pjesë të fshatit Zhelinë, konkretisht te objektet që ndodhen në dalje të fshatit.

Në qytetin e Tetovës, ndërprerja e planifikuar do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 13:30 dhe do të përfshijë objektet në lagjen Drenovec, në afërsi të marketit Kiper.

Nga institucionet përkatëse u bëhet apel qytetarëve që me kohë t’i përshtatin aktivitetet e tyre sipas ndërprerjeve të paralajmëruara./tetova1.mk

Trending