Trendy

Nesër pa energji elektrike një pjesë e Tetovës dhe disa fshatra

Para 4 orë

Disa vendbanime në rajonin e Tetovës nesër (24 shkurt 2026) do të mbesin pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike të paralajmëruara në rrjetin elektrodistributiv, përcjell tetova1

Sipas informacioneve, pa rrymë do të jenë pjesë të fshatrave Poroj, Pirok, Nerasht, Dobrosht, Orashë, Zhelinë, Vollkovi dhe Stençe.

Në Poroj, Pirok, Nerasht, Dobrosht dhe Orashë ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:00. Do të përfshihen zona të caktuara të fshatrave, veçanërisht objekte pranë rrugëve lokale, shkollave dhe objekteve fetare.

Në Zhelinë, ndërprerja e energjisë elektrike do të jetë nga ora 09:00 deri në 14:30 në pjesën nga qendra drejt Xhamisë së Epërme, si dhe nga ora 09:00 deri në 14:00 në zonën përballë Al Tim Market.

Në Vollkovi dhe Stençe ndërprerja do të filloj në ora 09:30 dhe do të zgjasë deri në 14:00. Në Stençe do të përfshihen edhe disa objekte afariste, si dhe peshkatoria në Vollkovi.

Gjithashtu, në Poroj është paraparë edhe një ndërprerje e shkurtër nga ora 11:00 deri në 12:00 për një objekt të fabrikës së elementeve të betonit.

Autoritetet kompetente apelojnë që banorët e këtyre vendbanimeve t’i përshtatin obligimet e tyre sipas orarit të paralajmëruar të ndërprerjeve./tetova1.mk

Trending