Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër (15 korrik 2026) do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa pjesë të Tetovës dhe në disa vendbanime të rajonit të Tetovës, përcjell tetova1
Sipas njoftimit, nga ora 06:05 deri në 06:35, pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e zonës qendrore të qytetit të Tetovës, si dhe objektet në afërsi të Palma Mall, Stacionit të Autobusëve, Sallës së Sporteve, Bllokut 60, Tregut të Qytetit, Trud, Bllokut 54, Remall, Tetovçanka dhe Vero.
Nga ora 08:45 deri në 14:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në Pallçishtin e Poshtëm, Reçicën e Madhe dhe Çiflikun, si dhe në pjesë të këtyre vendbanimeve dhe të fshatit Kallnik.
Në një pjesë të fshatit Poroj, konkretisht në objektet që ndodhen pranë varrezave të fshatit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:00.
Ndërkaq, nga ora 09:30 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten edhe pjesë të Tearcës, Reçicës së Vogël (objektet në rrugën “Lubotenska”) si dhe një pjesë e fshatit Trebosh.
Autoritetet bëjnë të ditur se ndërprerjet janë planifikuar për shkak të realizimit të punimeve në rrjetin elektrodistributiv dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i përshtatin me kohë aktivitetet e tyre./tetova1.mk





