Trendy

Nesër pa rrymë në disa fshatra të Tetovës dhe në pjesë të qytetit

Para 1 orë

Banorët e disa vendbanimeve në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike të mërkurën, më 27 maj 2026, për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, përcjell tetova1

Ndërprerjet do të kryhen për realizimin e punimeve teknike të parashikuara dhe mirëmbajtjen e rregullt të rrjetit elektrik.

Nga ora 09:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e fshatit Zhelinë, objektet në hyrje të fshatit Pallçisht i Poshtëm, si dhe disa pjesë të fshatit Çellopek – konkretisht pjesa e poshtme e fshatit përgjatë kanalit të Suharekës dhe objektet pranë pompës së ujit.

Nga ora 09:30 deri në 14:00 ndërprerje do të ketë në një pjesë të fshatit Falishtë, pranë varrezave, në një pjesë të fshatit Dobrosht si dhe në një pjesë të fshatit Kalnik. Në të njëjtin interval pa furnizim me energji elektrike do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Pallçisht i Poshtëm.

Nga ora 09:45 deri në 14:00 energjia elektrike do të ndërpritet në një pjesë të qytetit të Tetovës, në rrugën “Lenin”, si dhe në disa pjesë të fshatrave Kapizhdoll, Strimnicë, Sellcë dhe Lacë.

Nga shërbimet kompetente u bëhet apel qytetarëve dhe bizneseve në zonat e prekura që të planifikojnë me kohë aktivitetet e tyre. Rekomandohet gjithashtu që pajisjet elektrike të ndjeshme të fiken gjatë kohës së ndërprerjes, për të shmangur dëmtime të mundshme kur të rikthehet furnizimi me energji./tetova1.mk

Trending