Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me energji elektrike, nesër disa pjesë të Tetovës dhe fshatrave përreth do të mbeten pa rrymë në intervale të ndryshme kohore, përcjell tetova1
Sipas njoftimeve, më 25 shkurt 2026 pa energji elektrike do të jenë pjesë të fshatrave Gajre, Sellarcë e Epërme dhe Radiovcë, si dhe zona të caktuara të qytetit të Tetovës.
Në fshatin Gajre ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:55 deri në 15:00, duke përfshirë një pjesë të fshatit dhe MHC 3. Sellarcë të Epërme rrymë nuk do të ketë nga ora 09:00 deri në 13:00, në një pjesë të vendbanimit.
Në fshatin Radiovcë, ndërprerja është paralajmëruar nga ora 09:00 deri në 14:00 dhe do të përfshijë objektet që ndodhen në dalje të fshatit në drejtim të fshatit Tenovë.
Ndërkohë, në Tetovë pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të qytetit nga ora 09:30 deri në 14:30, përkatësisht objektet në një pjesë të lagjes Potok, te Pazari i Vjetër.
Autoritetet apelojnë që qytetarët t’i planifikojnë me kohë aktivitetet e tyre, pasi ndërprerjet realizohen për shkak të punimeve teknike në rrjetin elektrodistributiv./tetova1.mk










