Trendy

Nesër pa rrymë pjesë të Tetovës dhe tri fshatra

Para 1 ditë

Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër (3 shkurt) një pjesë e Tetovës dhe fshatrat Urviç, Reçicë e Madhe dhe Zhelinë do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1

Në fshatin Urviç, pa rrymë do të jenë objektet që ndodhen nga xhamia drejt daljes së fshatit, në periudhën prej orës 09:00 deri në 14:30.

Në Tetovë, ndërprerje e furnizimit me energji elektrike është paralajmëruar për shfrytëzuesit e rrugës “Borçe Koçovski”, nga ora 09:00 deri në 14:00.

Në fshatin Reçicë e Madhe, një pjesë e banorëve do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:30 deri në 14:00.

Po ashtu, në fshatin Zhelinë, objekti i përdoruesit “Besa Al-PVC DOOEL” do të mbetet pa rrymë në periudhën prej orës 11:00 deri në 12:00./tetova1.mk

Trending