Disa pjesë të Tetovës dhe të komunës së Bërvenicës nesër (11 mars) do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizim, njoftojnë shërbimet kompetente, përcjell tetova1
Sipas njoftimit, në Tetovë ndërprerja e rrymës do të zgjasë nga ora 08:45 deri në 12:00. Pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të qytetit, përkatësisht objektet që ndodhen në lagjet Blloku 87 dhe Blloku 32, si dhe zona bujqësore.
Në komunën e Bërvenicës janë planifikuar ndërprerje në disa vendbanime. Në fshatin Bërvenicë nuk do të ketë rrymë nga ora 09:00 deri në 14:00, në pjesën te hyrja e fshatit.
Në fshatin Përshevcë ndërprerja është paraparë nga ora 09:30 deri në 14:00, ndërsa në fshatin Dobroshtenergjia elektrike do të mungojë nga ora 09:30 deri në 14:15, në pjesën pranë parkut.
Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike do të ketë edhe në fshatin Gajre, ku nga ora 10:00 deri në 14:30 pa rrymë do të mbeten objektet në pjesën e sipërme të fshatit.
Nga institucionet kompetente apelojnë që qytetarët t’i përshtatin me kohë aktivitetet e tyre, ndërsa ekipet do të punojnë për realizimin e ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektro-distributiv./tetova1.mk










