Trendy

Nesër pjesë të Tetovës dhe dy fshatra pa rrymë

Para 1 orë

Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me energji elektrike, nesër (26 mars 2026) pa rrymë do të mbeten disa pjesë të Tetovës, si dhe fshatrat Zherovjan dhe Radiovcë, përcjell terova1

Në Tetovë, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:00 dhe do të përfshijë objektet në rrugën “Shtipska”, në segmentin nga burgu deri te Teqeja.

Në fshatin Zherovjan, një pjesë e banorëve do të mbetet pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në 14:30.

Po ashtu, edhe fshati Radiovcë do të jetë pa rrymë në të njëjtin interval kohor, nga ora 09:00 deri në 14:30.

Nga shërbimet përkatëse njoftohet se ndërprerjet janë për shkak të punimeve teknike në rrjetin elektrodistributiv./tetova1.mk

Trending