Trendy

Nesër pjesë të Tetovës dhe Zhelinës pa energji elektrike

Para 54 sekonda

Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër (2 mars 2026) disa zona të Tetovë dhe fshatit Zhelinë do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1

Sipas njoftimit, në Zhelinë ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:00. Pa energji do të jenë objektet që ndodhen në qendër të fshatit.

Në Tetovë, ndërprerja është paraparë nga ora 09:00 deri në 14:30, ku pa furnizim me energji do të mbetet një pjesë e rrugës “Jashtë Vardarit”.

Autoritetet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ndërprerje të planifikuar me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike. Qytetarëve u bëhet apel që të përshtatin me kohë angazhimet e tyre dhe të marrin masa për mbrojtjen e pajisjeve elektrike.

Nëse punimet përfundojnë para afatit të paraparë, furnizimi me energji do të rikthehet më herët./tetova1.mk

Trending