Trendy

Nesër varroset 27-vjeçari nga Radusha, i vrarë në Berlin

Para 1 orë

Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit nga Radusha, M.M., i cili u vra me armë zjarri më 7 shtator në Berlin.

27-vjeçari u qëllua disa herë në zonën Neukölln, në kryqëzimin e rrugëve Planetenstraße dhe Sonnenallee, ndërsa autorët e dyshuar u larguan nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk janë identifikuar.

Familjarë, miq dhe të afërm pritet të mblidhen nesër për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut nga Radusha.

“Të nderuar bashkëfshatarë edhe një here ju informojmë, me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe se ka ndërruar jetë Muhamed Mejdi (27), djali i Avdil Mejdi (Baci).
Radusha është e tronditur dhe në mërzi të madhe.
Lusim Allahun Fuqiplotë, që Muhamedin, t’a falë, t’a mëshirojë dhe t’a kaplojë me rahmetin e Tij të pafundëm.
Familjarëve, Allahu ju dhashtë sabër për t’a tejkaluar këtë sprovë!
Varimi do të bëhet nesër me namazin e Ikindisë në f.Radushë” thonë nga faqeja e fshatit Radushë

Trending