Benjamin Netanyahu njoftoi se Izraeli ka kryer sot sulme ndaj fabrikave petrokimike të Iran, të cilat ai i konsideron si një burim kryesor të të ardhurave për qeverinë iraniane.
Në një video-mesazh të publikuar në profilin e tij në X, Netanyahu deklaroi se sulmet ndaj industrisë petrokimike vijnë pas goditjeve të Izraelit ndaj fabrikave të çelikut në Iran. Ai pretendoi se Izraeli ka shkatërruar rreth 70% të kapacitetit të Iranit për prodhimin e çelikut.
“Do të vazhdojmë t’i godasim, ashtu siç e premtova”, shtoi Netanyahu.





