Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka thënë njerëzve të besuar në biseda private se Izraeli ka pak aftësi për të ndikuar në vendimmarrjen e Donald Trump mbi Iranin, ndërsa presidenti amerikan po negocion një marrëveshje në luftën gati tre-mujore, thanë dy burime.
Komentet e Netanyahut, të përshkruara për Reuters nga dy zyrtarë izraelitë me njohuri për bisedat, vijnë në një kohë kur Izraeli është lënë kryesisht jashtë bisedimeve për të arritur një marrëveshje fillestare për të ndaluar një luftë që filloi me bombardime të përbashkëta SHBA-Izrael.
Si SHBA-ja ashtu edhe Irani kanë minimizuar shpresat për një përparim të afërt në bisedime dhe mbeten në mosmarrëveshje lidhur me ambiciet bërthamore të Iranit, kërkesat e Teheranit për heqjen e sanksioneve dhe luftën e Izraelit në Liban me militantët e Hezbollahut.










