Opens in a new tab
Trendy

Netanyahu: Izraeli nuk do të lejojë krijimin e një shteti palestinez

Para 1 orë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të lejojë krijimin e një shteti palestinez, duke e cilësuar situatën në Bregun Perëndimor si një “mrekulli”.

“Ajo që ka ndodhur në Bregun Perëndimor është një mrekulli. Një mrekulli”, u shpreh Netanyahu.

Sipas tij, territori që ishte parashikuar të bëhej pjesë e një shteti palestinez nuk do ta marrë këtë status, pasi qeveria izraelite nuk do të lejojë një zhvillim të tillë.

Kryeministri izraelit kritikoi gjithashtu opozitën, duke pretenduar se ardhja e saj në pushtet do të sillte ndryshime të mëdha në politikën e jashtme dhe të sigurisë së Izraelit.

Ai deklaroi se opozita do të lejonte krijimin e një shteti palestinez dhe do të tërhiqte forcat izraelite nga Libani dhe Rripi i Gazës.

“Ata nuk do të bëjnë asgjë kundër Iranit”, tha Netanyahu, duke vënë në dyshim qëndrimin e kundërshtarëve të tij politikë ndaj kërcënimeve të sigurisë.

Deklaratat e kryeministrit izraelit vijnë në një periudhë kur e ardhmja e territoreve palestineze dhe mundësia e krijimit të një shteti të pavarur palestinez mbeten ndër çështjet kryesore të konfliktit izraelito-palestinez.

Trending