Netflix njoftoi se do të publikojë këtë vit një dokumentar të ri mbi sezonin 1994, në të cilin Michael Schumacher fitoi titullin e tij të parë në Formula 1.
Dokumentari do të shfaqë rrugëtimin e kampionit gjerman, përplasjen e diskutueshme me Damon Hill në finalen e Adelaide, si dhe ngjarjet e sezonit, përfshirë vdekjen e Ayrton Senna dhe akuzat ndaj ekipit Benetton.
Schumacher mbetet një nga pilotët më të suksesshëm në historinë e Formula 1 me shtatë tituj botërorë dhe 91 fitore.







