Trendy

Nevrij Ademi takohet me babain e Daorsës: Kërkova falje dhe mirëkuptim nga familja Spahija

Para 5 muaj

Nevrij Ademi:

Sot, bashkë me Hoxhën Muharem Ismaili – imam dhe hatib i xhamisë Isa Beu në Shkup, si dhe Hoxhë Abdurahman Bejtullahun nga Gjakova, vizituam familjen Spahija në Gjakovë për t’u shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e vajzës së tyre, Daorsës.

U pritëm me dinjitet e mirëkuptim nga babai i saj, z. Arbër Spahija, me të cilin zhvilluam një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Në këtë takim, shfrytëzova rastin të kërkoj falje për deklaratën time të nxituar, e cila ka mundur të prekë ndjenjat e familjes. Falja është virtyt, e unë e ndjeva si detyrë njerëzore dhe profesionale të kërkoj mirëkuptim.

Bashkë u pajtuam se mbi gjithçka duhet të qëndrojë e vërteta dhe drejtësia. I premtova z. Spahija se si gazetar do të lëviz çdo gur që rasti i Daorsës të mos mbetet në heshtje, por të marrë vëmendjen dhe trajtimin që meriton.

Në fund, unë dhe z. Spahija zgjatëm dorën me respekt e burrëri dhe u zotuam se do të qëndrojmë në krah të drejtësisë për Daorsën.

Sepse drejtësia është amanet, e kujtimi i saj është përgjegjësi që nuk shuhet.

Trending