Kordinatori i grupit parlamentar të ASH-së, Adnan Neziri sonte në television Shenja tha se propozimi i Kryesisë Qendrore i cili do të mbahet të shtunën do të jetë që kjo parti të dalë e vetme në zgjedhje,
“Kuvendi qëndror, një prej pikave do të jetë edhe vendimi që do të jetë tregues se vendimi përfundimtar del në Kuvendin Qendror dhe do të ketë propozim. Propozimi i vetëm i Kryesisë Qendrore është propozimi që Aleanca për Shqiptarët të del e vetme në zgjedhje dhe ky do të jetë opsioni para kuvendarëve dhe do të votohet”, u shpreh Neziri.
Duke folur për ngjarjet e fundit në Aleancën për Shqiptarët, Adnan Neziri kordinatori i grupit parlamentar të kësaj parte sonte në televsionin Shenja tha se ministrat të cilat janë përcaktuar që të mbështesin politikat tjera për dallim nga ato të qeverisë do të shkarkohen.
“Paraqitje publike janë ata të cilat dëshmojnë të jenë publike, sepse ato nuk janë të fshehta dhe kuptohet kur t’i kundërshtaron një pjesëmarrje, psh në rastin konkret është pjesmarrës i qeverisë ose është qeveria e korrputuar dhe vazhdon të jetë pjesmarrës i qeverisë. Kjo nuk është e sinqertë. Dhe unë mendoj se ata kur e kanë marrë atë përcaktim është njerëzorë është etike të japësh dorëhqje. Nëse ato nuk japing dorëheqje do të shkarkohen”, u shpreh Neziri. /SHENJA