Një lajm i trishtë ka prekur banorët e fshatit Grupçin dhe më gjerë. Në moshë shumë të re është ndarë nga jeta Hfz. Sheadin ef. Ajruli, një personalitet i respektuar i kësaj zone.
I ndjeri, i lindur më 10 maj 1990, u përcoll sot për në banesën e fundit, duke lënë në pikëllim të thellë familjen, miqtë dhe bashkëfshatarët. Trupi i tij ishte sjellë nga Italia, ku ai jetonte dhe punonte, për t’u prehur në vendlindje.
Ceremonia e varrimit u zhvillua sot, më 24 shkurt 2026, në varrezat e fshatit Grupçin, menjëherë pas namazit të ikindisë.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” – thuhej në njoftimin e fshatit, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.










