Kosove

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Autori

Autori

Portali Tetova

October 6, 2024, 10:10

Vildane Goga është një onkologe e cila ka kaluar një rrugë të vështirë për të realizuar ëndrrën e saj, nga fillimet e studimeve në Mal të Zi deri te krijimi i jetës familjare dhe profesionale në Kosovë.

E ardhur për të studiuar dhe më pas për t’u martuar në Kosovë, ajo është bërë një dorë ndihmëse dhe mbështetëse për gratë që përballen me kᶏŋcerin e gjirit.

Në rrëfimin e saj për TV Dukagjinin, ajo tregon për sfidat e shumta që ka hasur, duke përfshirë vështirësitë klimatike, ndryshimin e ambientit dhe barrierat e identitetit fetar që ka përjetuar gjatë studimeve dhe jetës në Kosovë.

Megjithatë, me vullnet dhe përkushtim, ajo i ka tejkaluar të gjitha këto sfida dhe sot ndihet e përmbushur duke ofruar ndihmë për pacientet e saj.

Vildana thekson se ndonëse fillimet e saj në onkologji ishin të papritura, ajo e ka gjetur veten në këtë profesion dhe ndihet e kënaqur për ndihmën që u jep grave që përballen me kᶏŋceriŋ.

Ajo flet me emocion për lidhjen e fortë që krijon me pacientet, të cilat e motivojnë për të vazhduar përpara në këtë betejë të përbashkët kundër sëmundjes.

Në tri vitet e fundit, sipas saj, ka pasur një rritje të rasteve të reja të kᶏŋcerit të gjirit në Kosovë.

Ajo thekson rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe bën thirrje që gratë të bëjnë kontrolle rutinore, edhe kur nuk kanë simptoma, sepse trajtimi është më i lehtë dhe mbijetesa më e lartë në raste të zbulimit të hershëm./TVDukagjini/Telegrafi/

Rrëfimi i plotë:

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC

Më shumë nga kategoria

IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
Sign of a waiting taxi
Një çift nga Australia “rrjepet” nga një taksist në Shkup, u ka marrë para vetë nga kuleta e tyre aq sa ka dashur
IMG_1488
Rrahje në Burgun e Idrizovës, 31-vjeçari nga Tetova sulmohet fizikisht nga disa persona
IMG_1485
Arrestohet nga policia 24-vjeçari nga Nerashti i Tetovës, gjatë kontrollit i është gjetur marihuanë
IMG_1483
Ledri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës
IMG_1481
Ishin të punësuar në një restorant në Zhelinë të Tetovës, ikin në drejtim të panjohur dy nepalezë
IMG_1479
Mexhiti: Nuk u destabilizua as shteti as qeveria, por Fronti Evropian, ky është fillimi i fundit të tyre!

DIASPORA