Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,18 % në raport me vendimin e datës 19.12.2025.
Nga data 23.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 70,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 72,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 64,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 63,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 32,607 (denarë/kilogram)
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,028 den/kg dhe do të jetë 32,607 den/kg.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 23.12.2025.










