Trendy

Nga Shkupi drejt Barcelonës dhe Lionit! 30 euro për një drejtim – “Hapen perspektiva të reja”

Para 6 muaj

Pasagjerët nga Shkupi mund të udhëtojnë direkt për në Barcelonë dhe Lion me çmime që fillojnë nga vetëm 30 euro në një drejtim. Me lëshimin e linjave të reja, kompania hungareze me kosto të ulët Wizz Air ofroi çmime promovuese për muajin maj: bileta për në Lion nga 29.99 euro dhe për në Barcelonë nga 31.99 euro. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, përmes një videomesazhi të postuar në profilin e tij në Facebook, njoftoi se këto fluturime hapin perspektiva të reja për turizmin dhe ekonominë.

“Avionët e parë nga Barcelona dhe Lioni u ulën këtë mëngjes. Kjo do të thotë shumë për rritjen e turizmit dhe përmirësimin e ekonomisë në Maqedoni. Me fluturimet e reja të ofruara nga Qeveria, ne po kontribuojmë në rritjen e numrit të pasagjerëve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Me fluturime të drejtpërdrejta nga Spanja-Barcelona dhe Franca-Lion, ne me siguri do të kontribuojmë shumë në këtë drejtim”, tha Nikolloski.

Trending