Maqedoni

Nga Shkupi nisin shumë fluturime çarter dhe sezonale

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

March 30, 2024, 05:03

Prezantohen më shumë fluturime nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Përveç atyre të rregullta, nga Shkupi do të ketë edhe fluturime sezonale dhe çarter drejt destinacioneve verore Antalia, Bodrum, Hurghada, Enfida, Xherba dhe Monastri. Nga Ohri do të mundësohet fluturimi me çarter për dhe nga Katovica, Varshavë, Amsterdam dhe Mançester, si dhe do të ketë linjën Beograd – Ohër – Beograd.

Me orarin veror të fluturimeve, të miratuar nga Agjencia e Aviacionit Civil, i cili hyn në fuqi nga nesër, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të ketë 59 destinacione të operuara nga 22 linja ajrore në sezonin veror.

Me Wizz Air: Basel-Mulhouse, Berlin, Bratisllavë, Bremen, Charleroi i Brukselit, Budapest, Këln, Kopenhagë, Dortmund, Ajndhoven, Frankfurt Han, Friedrichshafen, Gotenburg, Hamburg, Malmö, Maltë, Milan Malpensa, Mynih Memmingen, Nuremberg, Paris Beauvais, Roma Ciampino, Salzburg, Stokholm Skavsta, Venecia Treviso, Karlsruhe Baden-Baden, Lubjana, Londër Luton.

Destinacionet Athinë dhe Sarajevë me Agjencioni Airlines, Beogradi me Air Serbia, Vjena me Austrian Airlines, Cyrihu me Çair Airlines dhe Edelweiss, Zagrebi me Croatia Airlines, Gjeneva me EasyJet, Varshava me LOT, Frankfurt me Lufthansa, Stambolli (Sabiha Gokcen) dhe Izmir me Pegasus Airlines, Antalya dhe Izmir me SunExpers , Stamboll (IGA) me Turkish Airlines.

Nga maji do të hyjë edhe linja ajrore “Air Baltic”, e cila do të prezantojë linjën e re ajrore Shkup – Riga – Shkup. Wizz Air ka filluar të arrijë në Salzburg, Croatia Airlines dhe AirShuttle nga Norvegjia do të vazhdojnë me fluturime sezonale për dhe nga Spliti dhe Oslo nga Shkupi.

Fluturimet e reja sezonale nga Aeroporti i Shkupit janë duke u negociuar.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_4122
Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut
IMG_4120
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që nga EVN kanë pranuar fatura me çmime të larta
IMG_3029
Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur
IMG_3029
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit nga një polic i rrejshëm, humb 615.000 denarë
IMG_4104
Gashi dhe Iseni vizituan xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës, u mirëpritën nga banorët
IMG_4099
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve