Mes shumë tensionesh, akuzash dhe kundër akuzash ka filluar e mbaruar seanca e Komisionit për Politikë Sociale Demografi dhe Rini, pas një kohe të gjatë sa ishte e bllokuar.
Ishin përsëri deputetët e LSDM-së që tentuan ta fusin në rend dite ligjin e “Branitellave”, kësaj rradhe përmes koordinatorit, Oliver Spasovski.
Deputeti i VLEN ja rikutoi LSDM-së po edhe Spasovskit se kishin kohë tetë vite për të rregulluar këtë çështje sepses a ishin në pushtet sipas Shaqirit, LSDM-ja nuk ndërmorri asnjë veprim për këtë çështje.
E ishte kryesuesja e Komisionit Imërlije Saliu që vendosi në votim rendin e ditës, pa lejuar LSDM-në të fut propozimin e tyre.
Kundër kësaj, ashpër reagoi Oliver Spasovski, i cili mes tjerash paralajmëroi edhe procedim penal ndaj kryesurses Imërlije Saliu.
Ndryshe, tema e “Branitellave”, filloi dhe u bllokua në këtë komision nga koha kur me të njëjtin udhëhiqte deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti, e cila tanimë është shkarkuar nga pozita e lartë-përnendur. Kujtojmë se veç LSDM, ligjin e “Branitellave” e ka mbështetur edhe VMRO-ja dhe Levica. Veç partive shqiptare, kundër këtij propozimi ishte edhe Fatmir Bytiqi po nga LSDM.