Trendy

“Ngisnin vetura nën ndikim të alkoolit” – arrestohen shoferë nga Tetova dhe Gostivari

Para 6 muaj

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë privuar nga liria shoferë nga Tetova dhe Gostivari për shkak se janë kapur duke ngasur vetura nën ndikim të alkoolit, transmeton TV21.

Në rastin e parë, i arrestuar është një 64-vjeçar nga Tetova.

“Më 12.07.2025 në ora 14.00 në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për siguri në trafikun rrugor Tetovë e kanë privuar nga liria L.T.(64) nga Tetova. Gjatë kontrollit të një aksidenti të ndodhur paraprakisht, nëpunësit policorë kanë konstatuar se L.T. ka ngasur veturën “Fiat punto” me targa të Tetovës, kurse është vërejtur se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe kanë kërkuar që ta testojnë, por L.T. ka refuzuar. Për shkak të kësaj, L.T. është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për ta konfirmuar nivelin e alkoolit në gjak, kurse më pas është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet shkresë përkatëse në bazë të nenit 297a nga Kodi Penal”, thuhet në njoftim.

Rasti tjetër ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku i arrestuar është një 44-vjeçar nga Gostivari.

“Më 13.07.2025 në ora 03.00 në rrugën “Svetozar Peposki” në Gostivar, nëpunësit policorë nga Departamenti policor për siguri në trafikun rrugor Gostivar kanë privuar nga liria D.T.(44) nga Gostivari, i cili ka ngasur veturë “Folksvagen lupo” me targa të Gostivarit, nën ndikim të alkoolit, gjegjësisht i janë matur 2.08% promila alkool në gjak. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë adekuate në bazë të nenit 297a prej Kodit Penal” – thuhet në njoftim./TV21

Trending