Pas një periudhe të gjatë stagnimi në avancimet brenda strukturave të MPB-së, me udhëheqësinë e re në SPB Tetovë kanë filluar ngritjet në detyrë të bazuara në përkushtim dhe punë shumëvjeçare. Sot, zyrtari policor Amir Bejtulla ka marrë zyrtarisht vendimin për ngritjen në detyrë, duke falënderuar përkrahjen e krerëve të SPB Tetovë, Rijat Ali dhe Mujdin Beadini.
Kjo është dëshmi se institucionet mund të funksionojnë ndryshe kur në krye vihen njerëz që njohin dhe vlerësojnë mundin profesional.





