Pas gati 60 vitesh dominimi të huaj mbi pasuritë e tyre, Nigeri ka ndërmarrë një hap historik. Në maj të vitit 2026, qeveria e vendit anuloi zyrtarisht koncesionin minerar që i ishte dhënë Francës që prej vitit 1968.
Fundi i “shfrytëzimit”
Për më shumë se pesë dekada, gjiganti francez “Orano” nxori uranium nga nëntoka e Nigerit për të furnizuar reaktorët bërthamorë të Francës. Ironia ishte e hidhur: ndërsa dritat në Paris ndizeshin nga uraniumi nigerien, populli në Arlit dhe në të gjithë Nigerin vazhdonte të jetonte në errësirë, pa infrastrukturë bazë. Tani, kjo ka marrë fund. Toka u kthye në pronësi të popullit dhe një kompani e re shtetërore, TSUMCO, ka marrë përsipër kontrollin e plotë të minierave.
Përgjegjësia për dëmet
Qeveria nuk u ndal me aq. Ata kanë kërkuar llogari për dëmet mjedisore të akumuluara ndër dekada, duke kërkuar që kompania franceze të paguajë për helmatisjen e tokës, ujit dhe biodiversitetit të zonës së Arlit-it, një pasojë e drejtpërdrejtë e nxjerrjes së uraniumit për dekada me radhë.
Një aleancë e re me Moskën
Ndërsa po shkëputet përfundimisht nga ndikimi francez, regjimi ushtarak i presidentit Abdourahamane Tiani po thellon me shpejtësi marrëdhëniet me Moskën. Për të kapërcyer krizën e rëndë energjetike, Nigeri ka nënshkruar një marrëveshje strategjike me korporatën ruse “Rosatom”.
Rusia nuk po ofron thjesht bashkëpunim diplomatik, por një paketë shpëtimi që përfshin ndërtimin e centraleve bërthamore për prodhimin e energjisë, modernizimin e rrjetit elektrik dhe trajnimin e ekspertëve vendas. Qeveria e Nigerit beson se ky partneritet do t’i japë më në fund popullit të saj atë që i është mohuar për dekada: dritat, zhvillimin dhe kontrollin mbi burimet që u përkasin atyre.





