Trendy

Nipi i dyshuar për tentim vrasjeje ndaj gjyshes së tij

Para 2 javë

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka hapur procedurë hetimore ndaj një 28-vjeçari, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “tentim vrasjeje” ndaj gjyshes së tij.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 17 janar, në shtëpinë ku ata jetonin së bashku. I dyshuari fillimisht ka bllokuar derën e hyrjes, ndërsa më pas e ka sulmuar fizikisht gjyshen, duke i shkaktuar goditje të shumta në kokë dhe trup.

Si pasojë e dhunës, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, përfshirë gjakderdhje, mavijosje, thyerje të brinjëve dhe dëmtime të tjera serioze, duke u vënë në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën. Pas sulmit, ajo ka humbur vetëdijen.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar në një kohë të shkurtër nga policia. Prokuroria ka kërkuar masë paraburgimi, duke përmendur rrezikun e arratisjes, mundësinë e ndikimit ndaj dëshmitarëve, si dhe dyshimet për gjendje të paqëndrueshme psikike të të dyshuarit.

Gjithashtu, është kërkuar që i dyshuari t’i nënshtrohet vlerësimit psikiatrik dhe të dërgohet për ekzaminim mjekësor në Spitalin Psikiatrik të Demir Hisarit për një periudhë minimale prej një muaji.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.

Trending