Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka njoftuar se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Merovë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për banorët e zonës, përcjell tetova1
Ai ka bërë të ditur se personalisht ka dalë në terren për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve në rrugën Merovë–Sallarevë, duke theksuar përkushtimin e komunës për realizimin sa më të shpejtë të kësaj faze.
Sejdiu nënvizoi se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe se institucionet lokale janë të angazhuara maksimalisht për përfundimin e fazës së parë të projektit.
Postimi i plotë:
“Sot isha në teren për të vëzhguar punimet e rrugës Merovë-Sallarevë🚧🚜 Punojmë pa ndalur për të përfunuar sa më parë fazën e parë të kësaj rruge të rëndësishme. Vazhdojmë…”, përfundon Sejdiu./tetova1.mk










