Trendy

Nis gjykimi në lidhje me dyshimet për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore

Para 1 orë

Para Gjykatës Themelore Penale në Shkup sot nis procesi gjyqësor për rastin e “Lotarisë Shtetërore”, në të cilin të akuzuar janë ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe shtatë persona të tjerë, raporton zyrtare.

 

Lënda, përmes sistemit të shpërndarjes automatike, i është caktuar gjyqtares Biljana Shuplinovska-Jovevski.

 

Prokuroria Themelore Publike në Shkup më 13 gusht ngriti aktakuzë ndaj tetë personave, të cilët akuzohen si bashkëkryerës të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Trending