Trendy

Nis zgjidhja për problemin që bllokonte lejet e ndërtimit me dekada në Nerasht

Para 1 orë

Pas më shumë se dy dekadash pritje dhe pengesash të vazhdueshme, ka nisur iniciativa për zgjidhjen e një problemi të kahershëm që u kishte pamundësuar banorëve të Nerasht të aplikojnë për leje ndërtimi, për shkak të çështjeve të lidhura me rrjedhat ujore, njofton kryetari i komunës Tearcës, Daut Memishi.

“Pas më shumë se 20 vitesh pritje dhe pengesa, filloi iniciativa për largimin e problemit që u kishte pamundësuar banorëve të Nerashtit të aplikojnë për leje ndërtimi për shkak të çështjes së lumenjve. Sot, më në fund, po i japim drejtim një zgjidhjeje reale dhe profesionale ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë”, ka shkruar Memishi./Tetova1

Trending