Trendy

Nita Ismaili caktohet ushtruese detyre Drejtore e çerdhes “Jeta” në Kamjan

Para 6 orë

Kreu i Komunës së Bogovinës, Feti Abazi ka bërë të ditur se ka caktuar Nita Ismailin ushtruese detyre Drejtore e çerdhes “Jeta” në Kamjan.
“Sot kam kënaqësinë të njoftoj se është caktuar ushtruese detyre Drejtore e çerdhes “Jeta” në Kamjan, znj. Nita Ismaili.

Me përvojë mbi 5-vjeçare në sektorin bankar dhe atë menaxherial si dhe e diplomuar në Fakultetin Ekonomik, ajo sjell profesionalizëm, përkushtim dhe energji të re në një institucion kaq të rëndësishëm për komunitetin tonë.

I uroj suksese në këtë detyrë me shumë përgjegjësi dhe besoj fuqishëm se puna e saj do të jetë një vlerë e shtuar në ndërtimin e një mjedisi cilësor për edukimin dhe zhvillimin e gjeneratave tona të reja” ka shkruar Abazi. /tetova1/

Trending