Një burrë 50 vjeç gjendet i vdekur në një shtëpi në rajonin e Bit Pazarit

Para 9 muaj

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në polici është raportuar se para dy dite në rajonin e Bit Pazarit në Shkup është gjetur i vdekur një 50-vjeçar.

“Më 03.08.2024, në SPB-Shkup është raportuar se në shtëpinë në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur M.S. (50) nga Shkupi. Një mjek i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB-Shkup”, thonë nga MPB.