Trendy

Një grua nga Bullgaria mashtron një të moshuar nga Tetova për 3.000 euro

Para 4 javë

Një 67-vjeçar nga një fshat i rajonit të Tetovës ka raportuar në SPB Tetovë se është mashtruar për shumën prej 3.000 eurove nga një person që është prezantuar si grua nga Bullgaria, me të cilën kishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale.

Sipas denoncimit, ajo e ka njoftuar se dëshiron të blejë një banesë në Tetovë, ndërsa më pas ka pretenduar se në një vendkalim kufitar i janë sekuestruar 10.000 euro. Pak më vonë, viktimën e ka telefonuar një person tjetër, i cili është prezantuar si komandant i vendkalimit kufitar dhe ka kërkuar pagesën e një gjobe prej 3.000 eurosh për kthimin e parave.
Pasi paratë janë dërguar përmes transfertave të shpejta, kontakti është ndërprerë, moment në të cilin i dëmtuari ka kuptuar se bëhej fjalë për një mashtrim. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Trending