Një vjedhje është raportuar në fshatin Gllarev të Klinës, ku një hoxhe ka mbetur pa 600 euro që i ishin marrë nga vetura e tij, e cila ndodhej e parkuar në oborrin e xhamisë, raporton Tema.mk nga mediat Kosovare.
Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur në ambientet e xhamisë në Gllarev, ndërsa persona të panjohur kanë arritur të marrin paratë nga automjeti. Lidhur me rastin janë njoftuar organet kompetente, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.










