Trendy

Një jetë me plis në kokë, rinia e Neproshtenit me befasi për Axhën Ajdin

Para 7 orë

Një gjest i veçantë respekti dhe vlerësimi është realizuar nga Forumi Rinor i Neproshtenit, i cili mbrëmjen e kaluar vizitoi konakun e Saledin Arifit për të takuar axhën Ajdin, një figurë e njohur në fshat për ruajtjen e traditës kombëtare.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e fshatit Neproshten, të rinjtë vendosën t’i dhurojnë axhës Ajdin një plis të ri dhe flamurin kombëtar shqiptar, duke vlerësuar faktin se ai gjatë gjithë jetës së tij është parë me plis në kokë dhe ka mbetur simbol i përkushtimit ndaj traditave shqiptare.

Dhurata e gëzoi shumë axhën Ajdin, ndërsa të rinjtë i uruan që ta mbajë plisin e ri me shëndet edhe për shumë vite të tjera.

“Mbrëmë Forumi Rinor Neproshten ishte për vizitë në konakun e Saledin Arifi ku arsyeja e vizitës sonë ishte pikërisht axha Ajdin.
Një jetë me plis në kokë asjnë nga ne se ka parë atë kokë pa plis ndonjëherë dhe ne sot vendosëm ti bëjm një dhuratë një plis dhe flamurin kombëtarë me të cilën ai u gëzua shumë!.
Axha Ajdin e gëzofsh plisin e ri dhe e mbajtsh me shëndet edhe për shumë vjet të tjera”, thuhet në faqen e fshatit Neproshten./tetova1.mk

Trending