Bota

“Një krizë e re po vjen”- Paralajmërimi i fortë i kancelarit të ardhshëm gjerman

April 14, 2025, 09:04

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka paralajmëruar se politikat tregtare të presidentit amerikan Donald Trump po rrisin ndjeshëm rrezikun e një krize të re financiare globale.
“Kriza tjetër financiare do të vijë patjetër. Ne thjesht nuk e dimë kur dhe pse,” deklaroi Merz në një intervistë për mediat gjermane, duke theksuar se masat e fundit të administratës amerikane mund të përshpejtojnë shpërthimin e saj.
Ai iu referua konkretisht regjimit tarifor të vendosur nga Trump, i cili ka tronditur tregjet ndërkombëtare gjatë dhjetë ditëve të fundit dhe ka nxitur frikën për një recesion të mundshëm. Edhe pse Shtëpia e Bardhë ka zbutur disa nga këto masa, përfshirë përjashtimin e produkteve si telefonat dhe kompjuterët, pasiguria në tregje mbetet e lartë.

Friedrich Merz, i cili pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 6 maj pas arritjes së një marrëveshjeje koalicioni me Partinë Socialdemokrate (SPD), ka theksuar rëndësinë e një qasjeje të re tregtare. Ai njoftoi se synon një marrëveshje transatlantike pa tarifa me Shtetet e Bashkuara, si dhe marrëveshje të tjera dypalëshe me vende si Kanadaja, Koreja e Jugut dhe India.

Sipas tij, ndërprerja e negociatave për Partneritetin Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve (TTIP) në vitet 2010 përbën “një mundësi të humbur” për të dyja palët.

Merz gjithashtu u shpreh se Gjermania është e hapur për importimin e gazit natyror të lëngshëm nga SHBA, duke e parë këtë si një element kyç për thellimin e bashkëpunimit energjetik mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Në vijim të intervistës, ai theksoi nevojën për një reagim të përbashkët evropian ndaj presionit që vjen nga Uashingtoni. “Evropa duhet të flasë me një zë dhe të shfrytëzojë këtë moment për të zbatuar reformat e nevojshme të brendshme”, deklaroi ai.

Merz u ndal edhe tek nevoja për një integrim më të thellë të tregjeve të kapitalit në BE, duke përmendur bisedimet e tij me liderët kryesorë evropianë si Emmanuel Macron, Donald Tusk dhe Keir Starmer. “Dinamika e re do të zhvillohet në muajt e ardhshëm”, shtoi ai.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2434
Mexhiti: Taravari u vetëpërjashtua, po e luan tani viktimën, të gjithë e dinë se do përfundojë në prerin e BDI-së
IMG_2431
VLEN: Vendimi i Taravarit është në favor të ringjalljes së BDI-së, në zgjedhje shkojmë me një listë për kryetar dhe këshilltarë
IMG_2418
Dogana parandalon një tentativë për kontrabandë prej 6,4 kilogram argjend në VK Bogorodicë
IMG_2415
Taravari: ASH-ja është familje e madhe, edhe Sela nëse do, është i mirëseardhur
IMG_2412
Von der Leyen: Perëndimi ashtu si e dinim nuk ekziston më
IMG_2408
Mbledhja e VLEN, ASH-Taravari: Nuk kemi marrë njoftim për takimin