Njihet si një ndër doktoreshat më të mira në Gjermani dhe Evropë, përveq se me profesionalizëm kryen punën e saj dhe ka një karrierë të mbushur me suksese, ajo është edhe një grua familjare dhe mbi gjithash me karakter dhe bukuri ashtu siç i ka hije një mjeke.
Dr med. Aurora Dollenberg ka lindur në vitin 1985 në Shqipëri dhe është diplomuar për mjekësi humane në “Universitetin e Mjekësisë në Tiranë”.
Në moshën 34-vjeçare ajo përfundoi në universitetet gjermane të Göttingen dhe Hannover tre specializime të ndryshme mjekësore (“Mjekësi Familjare”, “Mjekësi Urgjente” dhe “Doktor i Psikoterapisë”).
Ajo ka doktoruar në temën “Çrregullimi posttraumatik pas sulmit në zemër dhe insult cerebrale” dhe ka kryer kërkime në universitet.
Oldenburg mbi “Kanceri i qafës së mitrës tek gratë”. Ajo themeloi dhe drejtoi në vitin 2006 shoqatën OMA “Organizata e Mjekëve të Ardhshëm”.
Publikimet e saj si Bashkëautore janë mbi më shumë se 10 manuale mbi “Ekzaminimin Hematologjik”, “Urgjencat mjekësore”, “Ekzaminimi i Kardiologjisë”, “Udhëzimet e Roentgjenologjisë”, “Ndihma e Parë”
Udhëzime” “Ekzaminimi neurologjik” dhe “Trajnimi Ortopedik”
Ajo është kryetare e shoqatës jofitimprurëse “Federata Mjekësore Shqiptare në Evropë”. Angazhimi i saj për sigurimin e vaksinës për vendet e Ballkanit u vlerësua në vitin 2022 me titullin ”Hero Pandemik”. Që nga viti 2018 ajo drejton si CEO dy klinika mjekësore në Gjermani. Ajo është autore e librit “Manuali i mjekësisë së urgjencës”, botuar në vitin 2022.