Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit

Para 1 muaj

Më 19 prill 2025, në ora 06:10 në SPB Shkup është raportuar se në një park në rajonin e Karposhit është gjetur një burrë i pajetë. Bëhet fjalë për F. XH. (45) nga Shkupi. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes. Po ndërmerren masa të mëtejshme për zbardhjen e rastit.